Kufiri dhe taksa, Eliot Engel përkrah Kosovën për çështjën e taksës

Kongresmeni amerikan Eliot Engel është bërë pjesë e debatit mbi taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe, duke u rreshtuar qartazi në krah të Qeverisë së Kosovës.

Sipas Engelit, Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave që i kërkohet të kryejë. Ai kujtoi ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, pas të cilit, BE-ja premtoi liberalizimin e vizave, që në fakt nuk ka ndodhur ende, transmeton Top Channel.

“Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit është bërë që marsin e vitit të kaluar. Nëse Kosova përgjigjet pozitivisht dhe fiton diçka pozitive, atëherë nuk do të ishte problem; çështja është se ata e shohin që nuk po fitojnë asgjë”, tha Engel, i cili theksoi se Serbia duhet të ndryshojë qëndrim dhe të mos vazhdojë mbajtjen e Kosovës jashtë organizatave ndërkombëtare, si UNESCO dhe INTERPOL-i. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment