Kurti gjen shumё tё meta nё raportin e Qeverisë për dialogun, reciprociteti askund

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thёnё se “nëse do e lexoja dokumentin pa e ditur kush e ka dërguar do të kisha menduar që e ka shkruar një shtet që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës e jo vet qeveria e saj” pёrcjell Kabllogrami

Albin Kurti e vlerëson draft dokumentin e Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, si raport jo parimor, dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Kurti në një konferencë për media gjatë ditës së sotme ka theksuar se qasja e këtij dokumenti të Qeverisë, është qasje e ngjashme me një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, prandaj ka thënë ai LVV nuk e pranon këtë dokument.

“Na ka ardhur një material 30 faqe nga Qeveria, për dialogun me Serbinë, këtë kryeministri na solli në gjuhën angleze e që qartazi nuk e kishte për neve, por për shtetet e Quint-it. Në këtë material qartazi flitet për parime po qasja është jo parimore. Është mungesë e qasjes së reciprocitetit, mandej është një qasje e gjuhës së ndërmjetësuesit. Nëse do e lexoja dokumentin pa e ditur kush e ka dërguar do të kisha menduar që e ka shkruar një shtet që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës e jo vet qeveria e saj”, ka thënë ndёr tё tjera Albin Kurti.

Ai thotë që në këtë raport është kërkuar vetëm ulësja e Kosovës në OKB, por jo edhe njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Kurti thotë që fjala “njohje” është përmendur, por jo edhe “njohje e pavarësisë së Kosovës”. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment