LDK më në fund e bën publike: Kuvendi zgjedhor më 3 Gusht në ora 10:00

Lidhja Demokratike e Kosovës më në fund e ka bërë publike orën, ditën dhe vendin ku do të mbahet Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i kësaj partie, bën të ditur Kabllogrami.

Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa ka njoftuar se Kuvendi i Nëntë Zgjedhor do të fillojë në ora 10:00, më 3 Gusht në hotelin ‘Emerald’.

Ai ka bërë të ditur se regjistrimi i delegatëve do të fillojë nga ora 09:00.

“Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së mbahet më 3 Gusht  2019 në Hotel ‘Emerald’ dhe fillon nga ora 10:00, regjistrimi i delegatëve fillon nga ora 9:00”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky Kuvend pritet të jetë i një rëndësie të veҫantë për LDK-në, pasi që në Kuvendin e së shtunës, LDK do të zgjidhë kryetarin e partisë, nënkryetarët, sekretarin e partisë dhe anëtarët e Kryesisë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment