Moti nesër në Kosovë, ditë e martë

Të martën, në Kosovë moti pritet të zbutet, me ç’rast temperaturat do të rriten dukshëm, derisa maksimalja do të shkojnë deri në 7 gradë Celsius, njofton Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës /IHMK/, transmeton Kabllogrami.

Sipas Institutit Hidro-Meteorologjik të Kosovës, reshje të dendura nuk parashikohen pasi vendi mbetet me masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte.

Temperaturat minimale do të lëvizin mes -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 5 dhe 7 gradë Celsius. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment