NASA zbulon tre planete të rinj

Shkencëtarët e NASA-s kanë gjetur tre planetë të ri, duke orbituar një yll vetëm 73 vjet dritë larg planetit Tokë.

Këta planetë misteriozë, shkruan Independent, janë pjesë e sistemit TOI-270, dhe “një dhuratë për të gjithë eksploruesit që kërkojnë botë të huaj”.

Tre planetë orbitojnë një yll që është vetëm 73 vjet dritë larg. Kjo i vendos ata midis ekzoplanetëve më të afërt të gjetur ndonjëherë, dhe gjithashtu më të vegjlit.

Këta planetë u zbuluan nga studiuesit që përdorin Satelitin Eksplorues Ekzoplanet të NASA-s (TESS), i cili u hodh në hapësirë në vitin 2018.

TOI-270 është më i madh se planeti ynë. Independent shprehet se ky planet është i ngjashëm me Tokën ose Marsin dhe se dy të tjerët janë më të mëdhenj dhe me shumë gaz si Saturni dhe Jupiteri.

Shkencëtarët shpresojnë të gjejnë planetë tjerë të ngjashëm./kp

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment