Nik Xheloshaj kryetar i Tuzit e Fadik Kaloshaj kryetar i kuvendit komunal

Partia Demokratike e Malit të Zi që ka një mandat në Tuz, njoftoi se do të mbështesë koalicionin e partive shqiptare, Forumin shqiptar në komunën e Tuzit, në mënyrë që të dërgojnë Partinë Socialiste Demokrate të Milo Gjukanoviq në opozitë.

Udhëheqësi i Alternativës Shqiptare, Nik Xheloshaj do të jetë kryetar i ri i Komunës së Tuzit, ndërsa Fadil Kaloshaj nga Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve do të jetë kryetar i parlamentit lokal.

Forumi shqiptar, i cili përbëhet nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, fitoi 16 vende në parlamentin lokal dhe me një përfaqësues të Partisë Demokratike të Malit të Zi do të ketë shumicën.

Seanca konstituive ku do të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Tuzit është planifikuar për të enjten më 21 mars, raporton RTCG.

Ndryshe, Tuzi do të jetë komuna e vetme që do të udhëhiqet nga shqiptarët në këtë mandat, pasi që në zgjedhjet e kaluara partitë shqiptare për shkak të përҫarjeve absurde, pësuan humbje në Ulqin. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment