Portugalia, kampionia e parë e Ligës së Kombeve

Pasi që u shpall kampione Evropiane e futbollit në EURO-n e fundit që u mbajt në Francë, Portugalia ka vazhduar rrugën e suksesit duke u bërë kombëtarja e parë që ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Kombeve, raporton Kabllogrami.

Gjatë tërë takimit në finalen e Ligës së Kombeve, Portugalia kundër Holandës kishte një dominim të lehtë, ndonëse nuk munguan as rastet nga ekipi holandez. Por gjithҫka zgjidhi një gol i Goncalo Guedes në minutën e 60-të të takimit, gol i cili ishte i mjaftueshëm që Portugalia të fitojë 1 me 0 finalen ndaj Holandës dhe të stoliset me titullin e parë duke hyrë në histori si kombëtarja e parë që ka fituar këtë titull.

Duhet thënë se kapiteni i Portigalisë, Cristiano Ronaldo, tashmë në moshë 34 vjeҫare bëhet ndër futbollistët e rrallë në botë që ka fituar pothuaj ҫdo titull të mundshëm si në garat ekipore me klube ashtu edhe me kombëtaren. Ronaldos i ka mbetur për ta fituar vetëm titullin e botërorit për kombëtare për ta plotësuar këtë rekord unik. Mbase do të ketë mundësi që ta realizojë këtë në botërorin e ardhshëm që do mbahet në Katar më 2022 nëse akoma është aktiv si lojtar dhe në formë të mirë siҫ jemi mësuar ta shohim prore. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment