Samsungu patenton telefonin me tri ekrane

Se zbulimet në fushën teknologjike nuk kanë të ndalur, dhe se ҫdo ide e vënë në letër nga ekspertët me imagjinatë të dizajnit teknologjik, po bëhen realitet pa humbur shumë kohë, e dëshmon edhe zhvillimi i fundit kur kompania Samsung ka patentuar dizajnin unik për telefona celularë me tri ekrane, bën të ditur Kabllogrami.

Epoka e modeleve inovative të telefonave po zhvillohet përditë, dhe modeli më ambicioz që është komercialisht në dispozicion është dizajni i telefonit të mençur të palosshëm, I quajtur ndryshe telefon fleksibil. Megjithatë, prodhuesit janë akoma duke eksperimentuar me llojet e tjera të modeleve, raporton LetsGoDigital, përcjell koha.net.

Kështu, gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut, Samsung, e ka marrë miratimin për një patentë të re për dizajnin e telefonave me tre ekrane, të cilët janë vendosur mbi njëri-tjetrin. Kërkesa për patentë u paraqit nga kompania në gusht të vitit të kaluar dhe u miratua në mars të këtij viti.

Mbetet të shihet se sa i suksesshëm do të dal edhe ky inovacion në produktin final, por pritjet megjithatë mbeten të mëdha. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment