Sot në Kosovë mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën (sot) do të mbajë mot me diell me temëeratura të larta dhe vende-vende pjesërisht i vranët.

Temperaturat më të ulëta gjatë ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 31-33 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, transmeton Kabllogrami. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment