Sulm tjetër brenda 24 orëve në SHBA, tani nëntë të vrarë në Dayton

Nëntë persona janë vrarë dhe së paku 16 të tjerë janë lënduar në një sulm masiv sot /të dielën/ në Dayton të Ohios, SHBA, ka konfirmuar policia.

Sipas policisë, edhe i dyshuari për këtë sulm ka vdekur.

Ky incident erdhi pak orë pas sulmit masiv në El Paso, Teksas, që la 20 persona të vdekur e ku u plagosën edhe më shumë se 20 të tjerë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për sulmin, veçse ai ka ndodhur në distriktin e Oregonit, një lagje e njohur për klubet e natës, galeritë e artit e dyqane.

Vetëm pak ditë më parë një ngjarje e tillë e tmerrshme ndodhi në një festival në Kaliforni. Këto ngjarje po e mbajnë SHBA-në dhe qytetarët e saj në shqetësime dhe pasiguri të lartë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment