Për Ne

PORTALI KABLLOGRAMI – ‘merre botën nën sqetull’
www.kabllogrami.com

Portali ‘Kabllogrami’ është media online e pavarur, informative dhe kulturore që përcjell përditë ngjarjet e zhvillimet aktuale politike, kulturore, sportive etj, në gjithë tokat ilire dhe në diasporë. Edhe zhvillimet aktuale në Evropë dhe Botë do të mbulohen nga ky portal. Ndër synimet primare të politikës redaktuese të Kabllogramit do të jenë edhe integrimet euro – atlantike dhe zhvillimi i shoqërisë që i takojmë.

Ky portal synon të nxitë debatin dhe kritikën e pavarur qytetare. Synon ta informojë drejtë lexuesin, t’ia jep lajmin lexuesit online shpejt e saktë dhe t’i nxisë qytetarët që ta krijojnë opinionin e tyre sa më larg ndikimeve politike, qoftë të vendit apo të huaja që synojnë kërrusjen ideologjike, ekonomike e politike të popullit tonë.

Portali ‘Kabllogrami’ është pjesë e Kompanisë Mediale/Informative “Kabllogrami Group” sh.p.k. Gazeta online ‘Kabllogrami’ është portal i analizës, opinioneve, debatit e lajmit të pavarur i themeluar me iniciativë burimore të një grupi intelektualësh të shkolluar kryesisht në botën perëndimore.

Drejtoreshë e Bordit drejtues të Kompanisë Mediale/Informative “Kabllogrami Group” është Yllka Mehmeti.

Portali Kabllogrami është gazetë ditore online që do të përkushtohet fuqishëm në respektimin e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe kundër diskriminimit të çfarëdo forme, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet njerëzve e komuniteteve pa dallim race, etnie, gjinie e orientimi seksual. Është portal për zhvillim të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes e fjalës së lirë. Në anën tjetër fuqimisht është kundër lajmeve të rreme dhe shpifjes, si mjete për manipulimin e opinionit publik.

Vërejtje: Redaksia e portalit ‘Kabllogrami’ nuk mbanë përgjegjësinë ligjore e morale mbi përmbajtjen e shkrimeve të autorëve, të cilëve ne vetëm i ofrojmë mundësinë e komunikimit me lexuesit tanë.

www.kabllogrami.com

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë