Edhe viti 2021 ishte një vit i mbarë për Dua Lipën

Viti 2021 shënon suksese kulmore për Dua Lipën, si vazhdimësi e viteve paraprake me suksese të parreshtura për artisten shqiptare që vepron në Britani të madhe, përcjell gazeta online Kabllogrami.

Lansimi i albumit “Future Nostalgia” rezultoi të jetë njëri prej vendimeve më të mira që Dua ka marrë ndonjëherë.

Ky album i vitit 2020 dhe shtatë muzika të reja të cilat u publikuan në vitin që lamë pas, ia mundësuan asaj që të jetë artistja grua e pestë më e dëgjuar në “Spotify.

Dua Lipa e mbylli vitin 2021 si artistja e 5-të grua më e dërgjuar, me 5.7 miliardë transmetime në platformën muzikore “Spotify”.©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë