Izraeli shteti i parë në botë me dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit

Më 30 dhjetor 2021 Izraeli ka autorizuar dhënien e dozës së katërt të vaksinës për personat me sistemit të dobët imunitar, bënë të ditur gazeta online Kabllogrami.

Kështu, Izraeli është bërë shteti i parë në botë që ofron dozën e katër të vaksinës kundër koronavirusit për personat mbi 60 vjeç dhe punëtorët shëndetësorë.

“Tani kemi një tjetër shtresë mbrojtëse”, ka thënë kryeministri izraelit, Naftali Bennet.

Vlen të përmendet se Izraeli ka qenë po ashtu vendi i parë në botë që ka ofruar edhe dozën e tretë të vaksinës për popullsinë e përgjithshme, vendim që është ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende në Evropë..©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë