Bota

Amerika ia “shtin ethet” Iranit, ngit në ajër 52 avionët e luftës

Ditën e sotme, teksa në Teheran po zhvillohej ceremonia mortore e gjeneralit iranian, Qassem Suleiman, të vrarë nga trupat amerikane, me mijëra qytetarë të pranishëm thirrnin për hakmarrje ndaj Amerikës, në anën tjetër Forcat Ajrore të SHBA dhuruan një shfaqje gjigante, duke lançuar në “paradë ushtarake” 52 avionë F-35A. Avionët në fjalë, të cilët kapin shifrën 4.2 miliardë dollarë, u ngritën me sukses nga Baza Hill e Forcave Ajrore. Përmasat e forcës ushtarake amerikane u demonstruan përmes ushtrimeve të shumta të kryera…

Franca bashkon liderët botërorë në funeralin e Chiracut

Me dhjetra liderë botëror, duke përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin janë mbledhur të hënën në kryeqytetin francez, Paris, për funeralin e ish-presidentit, Jacques Chirac, i cili ka vdekur javën e kaluar në moshën 86-vjeçare. Në ceremoninë e funeralit të tij janë planifikuar nderime ushtarake në qendër të Parisit. Chirac është nderuar nga shumë francezë për rolin e tij në Francë por edhe botë, duke kundërshtuar ndërhyrjen në Irak më 2003, andaj një dënim, pasi ka lënë zyrën për keqpërdorim të fondeve publike, ka…

Boris Johnson pritet t’i refuzojë ofertat për shtyrje të Brexitit

Kryeministri britanik, Boris Johnson do t’i thotë presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker se Mbretëria e Bashkuar nuk është e përgatitur për të shtyrë datën e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian përtej 31 tetorit. Takimi, që do të zhvillohet sot, të hënën, në Luksemburg, është i pari në mes të dy liderëve, prej kur Johnson ka fituar pozitën e kryeministrit britanik në muajin korrik. Një burim qeveritar në Britani ka thënë se Johnson pritet të deklarojë se dëshiron të arrijë marrëveshje deri më…

4 të vdekur dhe 13 të plagosur nga një sulm terrorist në Turqi

Një sulm ka tronditur Turqinë dje në mbrëmje. Mediat e huaja shkruajnë se një shpërthim i fuqishëm ekslozivi ka shpërthyer në zonën Kulp të Dijarbakirit. Nga shpërthimi kanë humbur jetën 4 civilë dhe janë plagosur 13 të tjerë. Raportohet që eksplozivi i bërë me dorë ka shpërthyer gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve. Dyshohet se sulmin e kanë bërë organizat që kanë lidhje me avancimin e të drejtave politike dhe njerëzore të popullit kurd që jeton në Turqi dhe që janë me popullsi…