SHBA nuk do të jetë më polici i botës

Shtetet e Bashkuara “nuk mund të jenë më polici i botës”, tha presidenti amerikan, Donald Trump nё mesjavё, gjatç vizitёs sё pa paralajmёruar në bazën ajrore amerikane Al-Asad në provincën perëndimore irakiane, Anbar, transmeton Kabllogrami.

Në këtë kontekst ai i mbrojti planet e tij për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Siria. Misionit të atjeshëm i është dhënë mjaftueshëm “kohë”, tha Trump. Përveç kësaj, milicia terroriste e “Shtetit Islamik” është “mundur gjerësisht”, raporton “dw”.

“Ne nuk duam më të shfrytëzohemi nga vende, që na përdorin ne dhe ushtrinë tonë të mrekullueshme për t’u mbrojtur. Ata nuk paguajnë për këtë”, tha Trump. Nuk është e drejtë, që Shtetet e Bashkuara ta mbajnë këtë barrë të vetme. Duke hedhur një vështrim në misionet amerikane në botë, Trump tha se “ne jemi të shpërndarë në të gjithë botën. Jemi në vende, për emrin e të cilave shumica e njerëzve as që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë. Të them të vërtetën kjo është qesharake”, citohet nga ‘dw’ tё ketё thёnё Trump.

Trump vizitoi papritur trupat amerikane në Irak të mërkurën nё mesjavё mё 26 dhjetor, nën shoqërinë e bashkëshortes Melania. Kjo ishte vizita e parë që nga marrja e postit të presidentit para dy vjetësh. Zëdhënësja e Trumpit, Sarah Sanders u shpreh se presidenti dhe Zonja e Parë vizituan trupat në Irak për “t’i falënderuar për angazhimin e tyre, suksesin dhe sakrificën e tyre e për t’u uruar Gëzuar Krishtlindjet”.

Sipas të dhënave nga qarqe të brendshme amerikane, Donald Trump mendon të reduktojë ndjeshëm praninë amerikane në Afganistan. Më shumë se 5000 nga 14.000 trupat amerikane në Afganistan do të kthehen në shtëpi, ka raportuar një funksionar i qeverisë. Së fundmi dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, James Mattis pas grindjes me Trump për politikën e tij lidhur me tёrheqjen nga Siria pas rёnies nёn ndikimin e presidentit turk. Pas kthimit nga Iraku, presidenti amerikan qëndroi për një vizitë të shkurtër në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein./dw/©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë