Ҫfarë moti na pret sot në Kosovë

​Mot me vranësira të shpërndara dhe herë pas here me diell pritet të mbizotërojë edhe sot në Kosovë, thuhet në një njoftim të Institutit Hidro-Meteorologjik të Kosovës, përcjell Kabllogrami.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius.

Vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët.

Në fushat barike nuk do të ketë lëvizje të theksuara, duke bërë që edhe kushtet biometeorologjike të jenë të favorshme.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë