Britania si SHBA-ja, kërkon përgjegjësi për rastin e dëbimit të shtetasve turq

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se e përkrah deklarimin e sotëm të Ambasadës së Amerikës lidhur me mungesën e përgjegjësisë institucionale një vit pasi që Kosova dëboi 6 shtetas turq.

SHBA-ja sot tha se ishte e kënaqur me themelimin e komisionit hetimor për të zbuluar shkeljet ligjore për incidentin, por ka shtuar se duhet të sigurohet përgjegjësi e plotë për këdo që shkel ligjin, teksa u ka bërë thirrje liderëve që institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit kushtetues.

Në letrën e Ambasadës së SHBA-së gjithashtu thuhet se “nuk kemi të bëjmë me fajësinë apo pafajësinë e individëve, por shmangie të qartë të proceseve ligjore të Kosovës nga ana e politikanëve të Kosovës”.

“Presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike. Ne nxisim për transparencë të plotë në sektorin e sigurisë dhe në drejtimin e punëve të jashtme, për të parandaluar ndërhyrjet e pavenda nga politikanët kosovarë në të ardhmen”, thuhej në reagim.

Në njoftimin mbështetës, Britania e Madhe ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgjegjshme dhe t’i nënshtrohen sundimit të ligjit, e jo autoritetit të individëve që abuzojnë me shkeljen e ligjit. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë