Demaku tregon për mësimet hebraike që ia ka përcjell Ibrahim Rugovës

Publicisti dhe shkrimtari Daut Demaku ka thënë se vetëm “shpirti i tij” ia di sa ka vuajtur duke u munduar të bind Ibrahim Rugovën që të mësohet me përsëritjen e gjërave e sidomos me fjalët “Pavarësi e Kosovës”.

Demaku në emisionin “Personale” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka rrëfyer disa biseda që kishte pasur me ish-presidentin Ibrahim Rugova. Demaku ka thënë se tregimi i këtyre bisedave nuk i bën nder atij, por Rugova nuk e akceptonte përsëritjen.

“Ibrahim Rugovën e kam pas shokë, kemi qenë bashkë në studime, bashkë në gazetë për tri vite. Por, shpirti im e di sa takime i kam pasur me të në vitet e ’90, për t’i shtirë në kokën e tij  këto këshilla”.

“…Njeri më të moderuar se Rugova nuk ka pasur, njeri më pranues se ai nuk ka pasur, por nuk e akceptonte përsëritjen. O Ibro në politikë ka shumë rëndësi se çfarë thua”, thotë shkrimtari, përcjell Telegrafi.

Publicisti thotë se me gjithë vështirësitë, Rugova më në fund i ka pranuar këshillat që ai i kishte dhënë për të përsëritur fjalën “Pavarësi”.

“Në fund Rugova e pranoi. Veç thuaje “Pavarësi e Kosovës”, “Pavarësi e Kosovës”, “Kosova e pavarur”, “Kosova e pavarur”,  dhe e bëri. Këtë e kanë bërë edhe hebraikët. Nga ata e kam mësuar prandaj ia kam përcjellë Ibrës”, ka thënë ndër të tjera Daut Demaku. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë