Edhe Sami Lushtaku në Gjykatën Speciale

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim edhe ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtakut. Kjo është bërë e ditur nga avokati i tij, Arianit Koci, pёrmes njё postimi nga ky i fundit, nё faqen e tij nё rrjetin social Facebook, njofton Kabllogrami.

Nё vijim mund tё lexoni postimin e plotё tё z. Koci:

Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

Kjo është ftesë për intervistim.

Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje” ka thёnё avokati Koci. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë