Hahn për takimin me Haradinajn: Bisedë e mirë dhe e hapur

Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn ka komentuar takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Twitter menjëherë pas takimit ka shkruar se do të punojë për të përparuar edhe më shumë në rrugën evropiane të Kosovës, transmeton Kabllogrami.

“Vizita e parë e vitit 2019 në rajon: Prishtina e bardhë. Pata një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin Haradinaj dhe ministrat. Po shikojmë mundësitë të punojmë ngushtë këtë vit për të gjitha çështjet e hapura, në mënyrë që Kosova të mund të përparojë në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Hahn. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë