Haradinaj flet për takimin e parë me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin

Kryeministri i Kosovës, dikur ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pёr zonёn e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka treguar se kur është takuar për herë të parë me Hashim Thaçin dhe kryetarin e tanishëm të PDK’së, Kadri Veselin dhe pёrshtypjet e tij pёr Veselin pas takimit tё parё.

Haradinaj ka treguar mbrёmё në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se takimi i parë  me Veselin nuk ishte i mirë. Ai ka thënë se Veseli në këtë takim kishte qeshur shumë.

“Kadriun e kam takuar në Zvicër. Me Kadriun jam taku njëherë, po nuk patëm kaluar mirë. Ai u qeshke në takim, unë nuk u ndjeva mirë. Ne folshim seriozisht, derisa ai qeshke”, ka thënë Haradinaj.

“Me kanë naj temë hajgare qeshim bashkë, po ajo ishte temë serioze” ka treguar Haradinaj.

“Më vonë e pata kuptuar se kush është Kadri Veseli dhe nga cila familje vjen”.

Haradinaj ka treguar se me Hashim Thaçin nuk është takuar më herët, por Thaçin e ka njohur vetëm gjatë luftës në Kosovë.

“Hashimin nuk e kam takuar me herët, vetëm në luftë në Kosovë”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë