Heroina Vasfije protagoniste për drejtësi në forumin më të madh të grave në botë

Pjesëmarrjen në Konferencën globale Women Deliver, znj.Vasfije Krasniqi-Goodman po e shfrytëzon maksimalisht për t’i vetëdijesuar aktorët globalë mbi rëndësinë e vendosjes së drejtësisë për 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në luftën e Kosovës.

Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, znj.Vasfije Krasniqi-Goodman, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Globale Women Deliver në Vankuver, ka qenë e ftuar si folëse kryesore në dy evente të rëndësishme.

Në panelin e organizuar nga Save the Children, “Parandalimi i dhunës seksuale në zonat e luftës” ajo ka ndarë historinë e saj dhe betejën 20-vjeçare për drejtësi.

Ndërkaq, sot ajo pati rastin, me prezantimin e saj në Power Stage, të bëjë thirrje për mbështetje ndaj viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, në njohjen e këtij krimi si dhe vendosjen e drejtësisë. siç bën të ditur RTK, Vasfije Krasniqi-Goodman theksoi gjithashtu nevojën që të luftohet stigma dhe të përkrahen viktimat.

Vlen të përmendet se tashmë znj.Vasfije Goodman nuk përfaqëson vetëm 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, por, me kurajon e saj, po ndihmon në kauzën ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë