Ditё mё parё në të gjitha qytetet e mëdha ë Malit të Zi kishin gdhirë pllakatet me mbishkrimin “Kurrë më 1918″. Pllakatet ishin vënë nëpër Podgoricë, Plevle, Kotor, Herceg Novi, Cetinë, Bijello Pole dhe në qytete të tjera. I njejti mesazh u pёrsёrit edhe tash nё prag tё 100 vjetorit kur i ashtuquajturi “Kuvendi i Podgoricёs” menjёherё pas mbarimit tё luftёs sё parё botёrore, miratoi vendimin qё Mali i Zi t’i bashkohej Mbretёrisё sё Serbisё, transmeton Kabllogrami raportimet nga Mali i Zi.
Sipas kёtyre reagimeve Mali i Zi u aneksua/pushtua nga Mbretёria Serbe, nёn tytёn e armёve me dhunё e presion, derisa ato qё shkruhen nëpër këto pllakate, thuhet të jenë bërë me miratimin e qeverisë së Malit të Zi, si reagim ndaj qeverisë së Serbisë dhe Kishës orodokse serbe për ndërhyrje destabilizuese në punët e brendshme të Malit të Zi, pёrcjell Kabllogrami.
Krahas sloganit për “Drejtësi, Nder e Liri Malit të Zi”, ilustrimet në pllakat ndër të tjera i përcjell edhe ky tekst:
“Në hakmarrjen e pamëshirshme dhe reprezaljet ndaj popullit të Malit të Zi bërë nga ana e Serbisë, nga ushtria e saj, xhandarmëria dhe tradhtarët e vendit në shërbim të Serbisë, për shkak të rezistencës aktive të malazezëve kundër aneksimit të atdheut të tyre nga Serbia, ndërmjet dhjetorit 1918 dhe gushtit 1929, në vorbullën e ferrit e të vdekjes, janë zhdukur disa mijëra njerëz.”
Shtohet se janë vrarë mbi 3.2 mijë njerëz, nga të cilët shumica mizorisht, janë plaçkitur e djegur mbi 5.8 mijë shtëpi malazeze dhe objekte të tjera, përcjell b92.
Në pllakat theksohet se nëpër arrestime, tortura e burgosje, kanë kaluar mbi 4.7 mijë burra, gra e fëmijë.
“Janë dëbuar ose janë detyruara për azil më shumë se 3 mijë familje malazeze. Pothuaj nëpër çdo vendbanim ku kanë kaluar njësitë ndëshkuese serbe, janë bërë përdhunime të vajzave e grave për ç’ shkak më vonë shumë sosh kanë bërë vetëvrasje me ngufatje ose me varje. I gjithë Mali i Zi ka kaluar nëpër një turpërim të paparë në tërë historinë e vet”, shkruan nëpër këto pllakate, të cilat thuhet të jenë bërë me miratimin e qeverisë së Malit të Zi, si reagim ndaj qeverisë së Serbisë dhe Kishës orodokse serbe për ndërhyrje destabilizuese në punët e brendshme të Malit të Zi. /©Kabllogrami/