Isa Mustafa reagon pas ‘foreve të lodhta’ të disa eksponentëve të pushtetit që thonë se “LDK është peng i Albin Kurtit”, vetëm sa për ta futur LDK-në në vorbullën e tyre

Kryetari i Lidhjës Demokartike të Kosovës, Isa Mustafa ka regauar ashpër ndaj deklarimeve të fundit se “LDK është peng i Albin Kurtit”. Ai ka bërë me dije se LDK është parti shtetformuese e institucionaliste dhe nuk do t’u shërbejë interesave kolaboracioniste të pushtetit që derdhin lot krokodili, përcjell Kabllogrami.

Mustafa në një postim të fundit në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se partia e tij i merr vendimet vet.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e Kosovës: shtetformuese, institucionaliste, e qendrës së djathtë. I merr vendimet vet”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

I pari i LDK’së tutje ka thënë se askush nuk ka nevojë të brengoset për partinë e tij.

“Të gjithë atyre që brengosen dhe derdhin lot krokodili për LDK-së, nga fakti se LDK nuk po iu shërben dhe nuk do t’u shërbejë interesave të tyre pushtetore dhe kolaboracioniste , u them se ata mund të vazhdojnë ta kritikojnë LDK-në, sepse ky është edhe një argument shtesë se nuk kemi asgjë të përbashkët me ta”.

Mustafa ka thënë se “Karvani i LDK-së  po ec”.

“LDK është e Kosovës dhe ajo vendos vet si do ti shërbej në mënyrën më të mirë Kosovës. Karvani i LDK-së ec”, ka thënë Isa Mustafa në Facebook.

Gjatë ditës se sotme zëvendëskryeministri, Dardan Gashi, e ka dhënë një shpjegim se pse Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova po refuzon të bëhet pjesë e dialogut përfundimtar me Serbinë. Ai ka thënë se LDK po vepron siç po merr instrukcione prej Albin Kurtit. Gashi kishte qëllimin që LDK-në ta distancojë nga LVV-ja duke aluduar se LDK do të thotë tash “se ja ne s’ndikohemi nga LVV dhe po marrim pjesë ne ekipin dialogues”. Por kjo tendencë e Gashit duket skajmërisht naïve pasi që Prijësit e LDK-së nuk janë fëmijë t’i mashtrosh me këso “fore të lodhëta”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë