50 mijë protestues në Beogradit kundër Vuçiqit e Daçiqit: I quajnë “hajna” dhe “kriminelë”

Po rriten tej pritshmërive protestat e qytetarëve në Serbi kundër pushtetit kriminal e diktatorial të Vuçiqit edhe përkundër motit të acartë. 50 mijë protestues kanë marshuar përmes qendrës së ngrirë të Beogradit sot (të shtunën në mbrëmje) për të protestuar kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij udhëheqëse, së bashku me Partisë Socialiste Serbe të kriminelit Ivica Daciq, derisa po kërkojnë liri të mediave dhe ndaljen e sulmeve ndaj gazetarëve e figurave politike opozitare.

Protestuesit u frynin bilbilave, mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Stop Tradhtisë, Mbroje Kushtetutën dhe Mbështete Popullin”, dhe thërrisnin “Vuçiq Hajni” në protestën e pestë të këtillë në po kaq javë gjatë vikendeve, raporton Reuters.

Protestat, janë mbajtur edhe në qytetin e Kragujevcit. Përkrahës të Aleancës për Serbinë, një grupim i 30 partive opozitare dhe organizatave të ndryshme, thonë se Vuçiqi është një autokrat dhe partia e tij është e korruptuar, diçka që liderët e saj e kundërshtojnë fuqishëm.

Demonstruesit kërkuan mbulim më të madh të grupeve opozitare nga transmetuesi publik dhe garanca për hetim të detajuar të sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve opozitarë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë