Krasniqi e Haradinaj përfundojnë intervistimin në Hagë

Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtar i ShP të UҪK-së, aktualisht kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë.

Nuk është bërë e ditur se në çfarë cilësie është marrë në pyetje Jakup Krasniqi nga prokurorët e Gjykatës Speciale, i cili pas marrjes në pyetje u pa në shoqëri të bashkëpartiakut të tij Bilall Sherifi.

Në anën tjetër, në po të njejtin qytet dhe në të njejtën kohë është intervistuar edhe kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj  i cili siҫ mësohet sapo ka kryer intervistimin.

Haradinaj ka thënë se ka qenë i ftuar si i dyshuar derisa theksoi se nuk ia lejon këshilla ligjore që të japë detaje se për çfarë konkretisht është pyetur.

“E kam kryer obligimin ligjor, si i dyshuar. Kam pranuar këshillën ligjore që të mos përgjigjem për çka jam pyetur. Këto janë procedura ligjore jo për të fshehë diçka nga publiku, por meqë ligji nuk ma lejon… “, ka thënë Haradinaj duke shtuar se ende nuk e di rolin e tij se për çka është ftuar si person i dyshuar.

Nga Haga, pas marrjes në yetje në cilësi të të dyshuarit, kryeministri i dorëhequr ka folur edhe për dorëheqjen e parevokueshme të tij.

Sipas interpretimit tashmë të njohur tëHaradinajt “Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me nocionin e shtetit e sovranitetit. Nuk kam dashur ta sjell kryetarin (kryeministrin) e shtetit këtu. Meqenëse, shteti ka mbetur shtet dhe meqenëse nuk kam obligime do të kthehem si të gjithë kolegët tjerë në politikë, t’u ofrohem qytetarëve. E kam bërë atë që e kam vlerësuar të rëndësishme, sepse kryetari i Qeverisë kur del para hetuesve ka dalë Qeveria, shteti, duhet të kemi kujdes për këtë” ka thënë Haradinaj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë