Kriminelit Vulin nuk i jepet leje për të hyrë në Kosovë 

Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, i njohur për vazhdimësinë e dikursit profashist serb nga koha e Millosheviqit dhe Sheshelit që pati kulmuar me gjenocidin serb ndaj popujve në fqinjësi, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga kabineti i ministrit serb të Mbrojtjes, Vulinit dhe një delegacioni të shërbimit shëndetësor ushtarak nuk u është lejuar ta vizitojnë Qendrën Spitalore në Mitrovicë.

Kabineti i ministrit serb njofton se në përgjigjen që iu ka shkuar nga Prishtina thuhet se “nuk mund të japin përgjigje pozitive në kërkesë”.

Siç shkruan B92 është planifikuar që vizita të ketë karakter “humanitar” dhe se përfaqësuesit nga Ministria dhe Spitali Ushtarak me drejtuesit e spitalit në Mitrovicë kanë pasur qëllim që të diskutojnë për bashkëpunimin në mes të këtyre institucioneve shëndetësore. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë