Nisi shitja e biletave Kosovë – Danimarkë, akoma jo me Bullgarinë, e çmimet? 

Nga sot ka filluar shitja e biletave për dy ndeshjet e këtij muaji që Kosova A do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ҫmimet e biletave do të sillen prej 5 euro deri në 80 euro, transmeton Kabllogrami.

Kosova më 21 mars do të luajë ndeshje miqësore me një ekip të madh të futbollit evropian, Danimarkën.

Derisa pas 4 ditëve, më 25 mars do ta luajë ndeshjen e parë për ciklin kualifikues “Euro2020” ndaj Bullgarisë.

Edhe kësaj radhe shitja e biletave do të bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në internet në linkun: www.tiks.app.

Procesi i shitjes së biletave ka nisur nga ora 15:00.

Sa i përket ndeshjes së dytë ndaj Bullgarisë, ende nuk ka filluar shitja. Biletat e ndeshjes Kosovë – Bullgari do të dalin në shitje në mëngjesin e së hënës më 11 mars.

Bileta më e shtrenjtë është ajo VIP që kushton 80 euro, kurse të tjerat janë nga 5 euro deri më 20 euro. Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë