Kryeministri e vlerëson lartë partneritetin me Gjermaninë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach, me të cilin ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, progresin e bërë në shtetndërtimin e vendit, si dhe për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se gjatë takimit është diskutuar takimi me Kancelaren Merkel, kërkesa e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë në liberalizimin e vizave, procesi i dialogimit me Serbinë, nevoja për kornizimin e këtij dialogu dhe fuqizimi i partneritetit politik me Gjermaninë.

Haradinaj falënderoi Gjermaninë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës si në aspektin ushtarak, në atë ekonomik, të ndërtimit të jetës politike, e po ashtu edhe në perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë