Lumiri i LDK-së kërkon që Kosova të refuzojë dialogun deri në qartësimin e deklaratës për Trepçën

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një statusi në faqen e tij, në rrjetin social Facebook, ka thënë se zyrtarë të tillë të BE-së, që thonë se për Trepçën duhet të flitet në Bruksel me Serbinë, nuk munden të jenë ndërmjetës në dialog.

“Zyrtarët e BE-së, kur e bëmë ushtrinë thanë është provokim. Duhet marrë pëlqimin e Serbisë. Merreni me mend. Kur vendosëm për Trepçën, thanë është nguti. Vendoseni pasurinë në tavolinë me Serbinë”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.

“Të tillët s’mund të jenë ndërmjetësues në dialog. Të tillët, me mendje kështu, janë palë me Serbinë. Të njëanshëm e pa kredibilitet, të njëjtit nuk përfaqësojnë as qëndrimet individuale të shteteve në BE. Ndërmjetësimi i tyre është i komprometuar; si të tillë, këtë ndërmjetësim – deri në qartësim – Kosova duhet ta refuzojë menjëherë”, ka thënë Abdixhiku.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha sot se Kosova e Serbia duhet të negociojnë për Trepçën në Bruksel. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë