Moti në Kosovë gjatë fundjavës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës /IHMK/ ka njoftuar se nesër në Kosovë, do të mbajë mot i qetë dhe me vranësira të shpërndara, përcjell Kabllogrami.

IHMK ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të vikendit, nuk parashihen reshje të asnjë forme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-10 gradë Celsius”.

Gjatë këtyre ditëve, do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë