Moti nesër në Kosovë me grafikën për qytetet kryesore

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët me temeratura nën zero, e vende vende me intervale me diell. Kështu parashikon Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës përmes një njoftimi për ditën e nesërme, bën të ditur Kabllogrami.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira do të ketë mjegull dhe ngrica në gjithë territorin e vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë