​Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi: S’ka marrëveshje mes Serbisë e Kosovës pa Preshevën

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për negociatat Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Arifi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “nuk ka marrëveshje mes Serbisë e Kosovës pa Preshevën”, përcjell Kabllogrami.

“Le ta fshijnë këtë, le ta harrojnë”, është shprehur ai. “Po ua them sinqerisht e seriozisht”, ka shtuar Arifi.

“Në qoftë se nuk përshihet Presheva në fazën përfundimtare të dialogut në Bruksel, është dëshpërim”, ka thënë kreu i Preshevës në T7.

“Nuk e di se si do të manifestohet ky dëshpërim, në çfarë forme”, ka shtuar Arifi.

“Nuk është fer të na lënë anash”, është shprehur Arifi. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë