Pas incidenteve dhe rrahjeve në LDK, Isa Mustafa mbledh urgjentisht kryesinë

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vendosur që sot të mbledhë kryesinë, pas incidenteve dhe rrahjeve që ndodhën në disa kuvende zgjedhore të kësaj partie.

Sipas burimeve të Kabllogramit mbledhja pritet të fillojë diku kah ora 13:00, derisa do të mbahet në zyret qendrore të partisë në Prishtinë.

Sipas këtij burimi, temë do të jenë zhvillimet e fundit që kanë ndodhur e sidomos incidentet që eskaluan edhe me përleshje fizike dhe hedhje të karrigeve, si ai që ndodhi dje dhe të tjerë të ngjashëm në disa kuvende të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shtrohet pyetja: a do të ndodhnin incidente të tilla sikur presidenti historik dr. Ibrahim Rugova të ishte gjallë dhe të udhëhiqte me LDK-në?

Ndryshe, LDK që tashmë është në proces të brendshëm zgjedhor tash e një kohë ka paralajmëruar mocion për rrëzim të Qeverisë aktuale. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë