Shkarkime rrufesh dhe mot jo stabil me reshje shiu gjatë pesë ditëve në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve moti do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Sipas institutit, kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot jostabil, të shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.
Në fushat termike do të ketë rënie për disa gradë, por kjo gjendje nuk do të ndikoj edhe në temperaturat minimale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të njëjta me ditët e fundit, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-13m/s. /©Kabllogrami/