Pritjet e gjata në Merdare s’kanë të ndalur

Bashkatdhetarët tanë që po kthehen në vendet perëndimore ku jetojnë, studiojnë e punojnë aktualisht, edhe mëngjesin e sotëm po përballen me pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet dhe kolonat më të gjata mëngjesin e sotëm janë regjistruar në pikë-kalimin kufitar në Merdare, ku për të dalë nga Kosova po pritet deri në pesë orë.  Ndërsa për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta raporton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në Merdare, kolonat e automjeteve në dalje janë deri në 1,4 km, kurse në 100 metra.

Edhe në pikë-kalimin kufitar të Dheu i bardhë në dalje të Kosovës pritet deri në një orë, kurse në hyrje deri në 30 minuta.

Në pikat e tjera të kalimit kufitar nuk ka pritje të gjata, në hyrje as në dalje. /©Kabllogrami/

Raporti nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë