QUINT-i kёrkon suspendimin e taksës për t’i dhënë shans dialogut

Taksa e Qeverisë prej 100% ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ka dominuar takimin mes udhëheqësve të Kosovës, Delegacionit shtetëror dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it.

Burime të Kohës Ditore brenda takimit të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës kanë thënë se kërkesa kryesore e diplomatëve ndërkombëtarë ka qenë që Kosova dhe Serbia të merren vesh për një “armëpushim”, me qëllimin që t’i jepet rast dialogit dhe arritjes së Marrëveshjes, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Megjithëse kanë vlerësuar formimin e Ekipit negociator, hapi i radhës i kërkuar është suspendimi i taksës, të paktën deri në muajin prill, “ndërsa në anën tjetër Serbisë i është thënë se do t’i kërkohet që ta stopojë fushatën për t’ia anuluar njohjet Kosovës”.

Por siç merr vesh gazeta, në takimin e ftuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Haradinaj nuk ka dhënë shenja zmbrapsjeje nga vendimi, i cili u mor një ditë pas dështimit që Kosova të anëtarësohet në Interpol, si pasojë e një fushate tё pandershme dhe agresive të Serbisë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë