Rama edhe zyrtarisht bëhet ministër i jashtëm

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 77 vota pro dhe një abstenim miratimin e dekretit presidencial për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e me 78 vota edhe emërimin e kryeministrit Edi Rama në postin e kryediplomatit.

Këto ndryshime u dekretuan disi me vonesë nga Presidenti Ilir Meta, pasi më herët çështja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u veçua nga ndryshimet e tjera të kabinetit qeveritar, për shkak të refuzimit për dekretim të propozimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, raporton tch.

Pas votimit të këtyre dekreteve, janë miratuar edhe projekt-ligjet e tjera në agjendën e punimeve të seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë