Rama qëllohet me vezё nё kuvend

Ka nisur me incidente seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë gjatë diskutimeve për rishikimin e buxhetit të vitit 2019, tё cilin e ktheu nё Kuvend, presidenti Ilir Meta, transmeton Kabllogrami

Ishte pikërisht kjo pikë që pas rreth 6 muajsh bojkot, solli në parlament opozitën shqiptare, pasi buxheti u kthye nga presidenti për të reflektuar edhe kërkesat e studentëve që protestojnë prej dy javësh për një buxhet më të lartë për arsimin e lartë.

Teksa fjalën e mori kryeministri Edi Rama, duke thënë se do të vazhdojë dialogun e vështirë me studentët, deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa është ngritur i revoltuar nga karrigia e tij dhe ka tentuar të qëllojë me vezë kreun e qeverisë. Rama tha se s’do të fliste shumë në parlament, dhe kohën e tij prej 40 minutash fjalim, do ja dhuronte liderit demokrat Basha, pasi vetë Rama do të vijonte dialogun me studentët e Mjekësisë. Në këtë moment, u çua deputeti Hasa duke hedhur ndaj Ramës sende që kishte në tryezën e tij.

Reagimi i vetëm i Ramës ishte: ‘Merreni nxirreni jashtë këtë’

Ndërkohë jashtë Parlamentit vazhdojnë protestat e studentëve për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, pa asnjë negociim./©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë