Takimi në Bruksel me risi të vjetra

Është mbajtur dje takimi i thirrur nga Federica Mogherini me liderët e vendeve të Ballkanit perendimor. Mungoi vetëm Edi Rama për shkak të telasheve të brendshme që kanë të bëjnë me protestat e studentëve në Shqipëri, transmeton Kabllogrami

Në një prononcim nga zyra e Mogherinit lidhur me Kosovën, thuhet se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mbështesin arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi. Një gjë e tillë vet kuptohej që parë edhe pa e thënë Mogherini. Ndër të tjera me fjalë të përgjithshme,  nga prononcimet e BE-së thuhet, se është diskutuar për të arriturat dhe telashet e rajonit, për nevojat që ka rajoni dhe për vizionin për të ardhmen etj etj.

Edhe Thaçi, është deklaruar pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në Bruksel.

Thaçi paska thënë se ka shprehur dëshpërimin e madh të qytetarëve të Kosovës për shtyrjen e liberalizimit të vizave

“Theksova dëshpërimin e madh që është në Kosovë për shtyrjen e liberalizimit të vizave. Kosova s’ka alternativë tjetër, pos lëvizjes drejt NATO-s e BE-së. Ky vakuum mund të shfrytëzohet nga të tjerët që s’i duan vlerat evropiane. Do të punojmë të gjithë bashkë që të sqarojmë më tepër këtë proces. Kosova ka kryer obligimet e veta. Duhet të merret vendimi në muajt e ardhshëm. Në të ardhmen e afërt besoj se do të ndodhë, ndërsa sa i përket çështjeve tjera, në veçanti me marrëdhëniet me fqinjët, Kosova ka raporte të shkëlqyera me Maqedoninë, Shqipërinë e Malin e Zi”, ka thënë Thaçi.

Bravo për këto risi që tashmë moti i dimë , veçmas na gëzon fakti që Kosova paska raporte të shkëlqyera me Maqedoninë, Shqipërinë e Malin e Zi.

Duke folur për dialogun me Serbinë, edhe Thaçi si Mogherini, ka thënë se kjo temë pati mbështetjen e të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Pa thënë diçka se ka lënë as kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Ai është shprehur se Kosova e Serbia mund ta marrin shembull Marrëveshjen e Prespës.

“Procesi i Prespës mund të jetë një shembull i mirë I zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës” citohet të ketë thënë Zaev, pas drekës së punës në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini dhe krerët e Ballkanit Perëndimor.

Risi të vjetra këto për publik, e nëse ka ndodhur diç tjetër pas kulisave këtë se kemi kuptuar akoma. Por një gjë e dimë me siguri: Vazhdojmë të mbetemi të izoluar. Vendi i vetëm i izoluar në Evropë. Shqipëria komuniste ishte e izoluar për diku 45 vite, edhe Thaçi i është ofruar bukur mirë këtij rekordi. Edhe pak ditë vjen viti i ri me Thaçin që i bëhen 20 vite në pushtet ose rreth pushtetit. Premtonte tash e 12 vite se vizat do të hiqen, si Thaçi më! Për pushtet s’la gjë pa premtuar, por çka realizoi? Për 10 vjet shtet sa Thaçi po mban pushtet, i vrau ëndërrat dhe perspektivat e popullit për të ndërtuar jetën e tyre në Kosovën shtet që të gjithë me aq gëzim e pritën. I detyroi mbi 200 mijë njerëz të popullit të vet të ikin nga Kosova. E këta që kanë mbetur goxha gjatë i la të izoluar. A do ta këpus Thaçi izolimin e vendit duke cunguar territorin e vendit? /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë