Sot luhet Superkupa e Evropës në futboll, e gjitha angleze

Liverpooli do të përballet të mërkurën me Chelsean në ndeshjen e Superkupës së Evropës, ndërsa skuadrat angleze po synojnë të nisin stinorin me trofe të fituar.

Është hera e parë që dy skuadra angleze do të përballen në një ndeshje të Superkupës së UEFA-s, ndonëse është hera e pestë në gjashtë stinorë që dy rivalë nga i njëjti shtet përballen në finalen e Superkupës.

Liverpooli si fitues i Ligës së Kampionëve vlerësohet favorit përballë Chelsea-t, fitues i Ligës së Evropës. Por edhe Chelsea është përforcuar këtë stinor, ndonëse ka humbur Hazardin  dhe parashihet një lojë e fortë me gjasa të barabarta për fitimin e trofeut.

Derisa Liverpooli ka mbajtur skuadrën që e kishte stinorin e kaluar, siҫ thamë, Chelsea ka humbur lojtarin kryesor Eden Hazard, që është transferuar te Real Madridi.

Ndeshja të mërkurën do të luhet në stadiumin “Vodafone” të Beshkiktashit në Stamboll. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë