Sot me fillim në ora 13:00 vazhdon seanca e Kuvendit për Buxhetin 2019 /rendi i ditёs/

Sot nga ora 13:00 Kuvendi i Kosovës rikthehet me disa pika të rendit të ditës, ndër to edhe vazhdimi i seancës për Buxhetin 2019, njofton Kabllogrami.

Përmes një komunikate për media Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se në seancën e sotme në rend të ditës janë këto pika:

I. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 22 nëntor 2018:

  • 1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
  • II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018:
  • 1. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
  • 2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,

8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

  1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  2. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
  3. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  4. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
  5. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
  6. Votimi për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  7. Votimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
  8. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
  9. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
  10. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
  11. Votimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
  12. Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
  13. Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 23 nëntor 2018:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,

Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

Votimi në parim i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca e jashtëzakonshme, mbajtur më 4 dhjetor 2018:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 6 dhe 7 dhjetor 2018:

1. Votimi në parim i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,

3. Votimi në parim i Projektligjit për produktet biocide,

4. Votimi në parim i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

6. Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

7. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

8. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

9. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-136 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag për Projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës.

Luten te gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituar në Kuvendin e Kosovës, që me rastin e përcjelljes së takimeve dhe ngjarjeve të tjera, për të cilat ftohen të raportojnë, të vijnë 15 minuta para se të fillojnë takimet, thuhet nё fund tё njoftimit tё Kuvendit tё Republikёs sё Kosovёs. /©Kabllogrami/

 

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë