21 vite të zhdukjes të veprimtarit Ukshin Hoti

Me 19 maj 1999, burgu i Dubravës ishte përplot me tanke dhe me armë të ndryshme të ushtrisë serbe cila në atë kohë  bombardohej nga aleanca e NATO.

Rojet dhe paramilitarët serb pasi radhitën në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, filluan ti pushkatonin me gjithë armët që kishin në posedim.

Sipas “Human Right Watch” që shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 në raportin e tyre thuhet se nga kjo masakër u vranë 176 persona dhe u plagosën mbit 200 të tjerë.

Mirëpo Ukshin Hoti nuk u gjet në mesin e tyre. Ai mbetet një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë.

Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë.

Shumë figura të politikës në ditën e sotme kanë përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga pala serbe në lidhje me zhdukjen e prof. Ukshin Hotit. Ndër politikanët që sot kanë përkujtuar prof. Hotin janë edhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti, Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe figura e personalitete tjera të shquara nga politika, kultura e bota akademike mbarë shqiptare.

@Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë