FIFA mendon që Botërori 2022 të ketë plot 48 skuadra

Shumica e Federatave të Futbollit e përkrahin rritjen e numrit të kombëtareve për Botërorin e Katarit në vitin 2022, ka thënë presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino. Deri më tani kanë marrë pjesë 32 kombëtare në Botëror, por sipas Infantinos, ky numër pritet të rritet në 48 pjesëmarrës, në Botërorin e ardhshëm që do të mbahet në Katar, pas tri vjetëve, përcjell Kabllogrami.

FIFA do të vendos rreth kësaj jo më larg se qershori i këtij viti, pasi të bëhet studimi i fisibilitetit, ka thënë Infantino.

FIFA kishte votuar në vitin 2017 për rritjen e pjesëmarrësve në Botëror, por nga viti 2026, dhe që nga atëherë Infantino ka lobuar që numri i Kombëtareve në Botëror të shtohet për kampionatin e ardhshëm, transmeton televizioni KTV.

“Njerëzit nga Katari janë të hapur për diskutimet lidhur me numrin prej 48 kombëtareve, pasi nuk do të jetë e lehtë të organizohet një Botëror me kaq shumë ekipe, pasi janë 16 më shumë. Ideja është që ndeshjet të zhvillohen edhe jashtë Katarit, në vendet fqinje, por ju e dini shumë më mirë se unë, situatën politike me shtetet përreth. Kjo është një ëndërr, por ne kemi përkrahjen e shumicës së federatave për ta rritur numrin e pjesëmarrësve”, ka thënë Infantino. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë