Mogherini deklarohet pas takimit me ekipin dialogues: Kёrkova heqjen e taksёs

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ёshtё deklaruar pas takimit që pati sot në Bruksel me ekipin shtetëror tё Kosovёs për dialog.

Në një njoftim zyrtar, Mogherini ka thënë se ka shfrytëzuar takimin për të kërkuar sërish që të hiqet taksa e vënë ndaj mallrave serbe.

Duke folur për marrëveshjen përfundimtare mes dy shteteve, Mogherini ka thënë se “duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen e implementohen dhe veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë