A do tё merr fund ndonjёherё saga e rastit “Medikus”!?

Rasti ‘Medicus’ kthehet përsëri në rigjykim. Gjykata e Apelit ka vendosur që ta kthejë për të dytën herë radhazi në rigjykim rastin “Medicus”. Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar mbrojtësi i të akuzuarit Lutfi Dervishi, avokati Besnik Berisha, transmeton Kabllogrami

“Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe ka anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë. Çështja është kthyer në rivendosje”, ka thënё Besnik Berisha për Kallxo.com.

Mbrojtësi i të akuzuarit Lutfi Dervishi, avokati Besnik Berisha, i pakënaqur me vendimin e gjykatës së shkallës së parë kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit me pretendimin se aktgjykimi i cili është marrë ndaj Lutfi Dervishit kishte shkelur parimet e drejtësisë prandaj kishte kërkuar që ky rast të kthehej edhe një herë në rigjykim.

“Aktgjykimi i Gjykatës së shkallës së parë ishte i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe përmbante të meta ligjore të pakapërcyeshme, ndaj e vetmja rrugë dhe mundësi për t’i sanuar ato ishte dhe mbeti vetëm rigjykimi”, tha Berisha.

Ai u shpreh i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit.

“Jemi të lumtur që Gjykata e Apelit miratoi ankesën dhe po ashtu konstatoi shkeljet edhe sipas detyrës zyrtare”, shoti avokati Besnik Berisha.

Në muajin maj të këtij viti Lutfi Dervishi u dënua me 7 vjet e gjysmë burg dhe një gjobë prej 8 mijë euro, ndërsa me një vit u dënua Sokol Hajdini.

Lutfi Dervishi që ishte pronar i Klinikës “Medicus” në të cilën nga Prokuroria po pretendohet se u krye transplantim i veshkave, akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.

Dënimet erdhën pasi që rasti ndaj tyre ishte kthyer në rigjykim, dhe pas kёtij rigjykimi pёrsёri nё rigjykim. A do tё merr epilog ndonjёherё rasti “Medikus”?

Ata qё besojnё nё teori konspirative, rastin “Medikus” e vlerёsojnё si “njё sajesё nё mjegull” tё ca qarqeve ‘tё errёta’ ndёrkombёtare, pёr ta krijuar njё “trung tё pa qenё” apo “njё bazament nё mjegull” si prelud pёr tё krijuar njё Gjykatё Speciale me mision shantazhin. Mbase kjo gjykatё kurrё s’do tё nis punё. Varet sa do t’u nёnshtrohen shantazheve liderёt kosovarё qё tё “huajt” me zor po i mbajnё nё pushtet. Tё shantazhohen derisa tё arrihen konstruktet e tyre, qё si rezultat final kanё rehabilitimin e gjenocidit serb tё kryer nё Kosovё dhe ndarjen e Kosovёs.

Tё pёrfshirё nё kёtё konspiracion, pёrveç armiqёve tradicionalё tё ditur, janё edhe disa nga vendet “mike” tё Kosovёs, thonё ata qё besojnё nё teori konspirative. Sajesa nisi tё marrё formё me njё trillim ‘qёndisje’ nё libёr tё’dёshtakes nё drejtёsi’ Karla del Ponte, pёr tё vazhduar nga njё i njohur i moqёm i saj, Dick Marti – kolegё pёr nga profesioni, qё do tё prodhonte “Gjykatёn Speciale vetёm pёr shqiptarё”, e cila gjykatё me shumё gjasa do tё dёshtojё, pasi qё s’ka kёmbё ku tё mbahet. Kёmbёt janё por nuk mund tё shihen nga mjegulla, do thonin mjeshtrit qё sajuan kёtё mjegull.

A ishte “Medikusi” kurban qё si derivat solli krijimin e Gjykatёs Speciale vetёm pёr shqiptarё dhe pёr ta zhbёrё Kosovёn duke i shantazhuar liderёt “çlirimtarё” tё Kosovёs qё “tё huajt” me zor po i mbajnё nё pushtet derisa tё lёshojnё pe nё favor tё interesave serbomёdha!? Kjo do edhe pak kohё pёr t’u vёrtetuar!

Rast i paprecedent ky duke e ditur qё veçse ekzistonte e funksiononte Gjykata e Hagёs pёr krimet e kryera nё luftat nё ish-Jugosllavi, dhe pёr asnjё popull tjetёr nё ish-Jugosllavi s’u krijua njё gjykatё e tillё individuale, aq mё tepёr kur dihet saktё se kush i kreu krimet mё tё llahtarshme nё luftat e ish-Jugosllavisё.

Rasti ‘Medikus’ mbetet rasti mё eklatant i dhunёs nё drejtёsi, ku nё bazё tё spekulimeve dhe shpifjeve synohej tё krijohej njё ‘themel i paqenё’ qё do tё arsyetonte krijimin e njё pёrbindёshi tё quajtuar ‘Gjykatё Speciale’ pёr tё mbajtur nёn shantazh njё shtet e njё popull, thonё besimtarёt e teorive konspirative.

Por t’i lёmё teoritё konspirative dhe t’ua lёmё rastin nё dorё organeve tё drejtёsisё me shpresё se njё herё e mirё rasti “Medikus” do tё gjykohet drejtё dhe nё fund tё procesit tё marrё epilogun e merituar.

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë