A ka nis të zbutet Ramushi për taksën si me demarkacionin?

Tash po thotë se taksa s’hiqet, jo derisa të na njohë Serbia, por derisa njohja të mos jetë në tavolinën e bisedimeve!

A duhet lexuar mes rreshtave zbutjen e diskursit të kryeministrit kur u pyet rreth taksës. Ai tha se: “Qëndrimi jem është shumë i qartë… Derisa nuk është njohja në tavolinë…vazhdon”, duke folur për taksën ndaj produkteve serbe. Më parë ishte kategorik duke deklaruar se taksa hiqet në momentin që na njeh Serbia. Kjo fjala “në tavolinë të bisedimeve” nga njohësit e proceseve po konsiderohet si zbutje qëndrimi, apo si strategji dalëse pas presioneve ndërkombëtare, e për t’i hedhur hi syve popullit të Kosovës. Zotëri kryeministër, njohja e Kosovës nga Serbia ishte në tavolinën e bisedimeve që prej fillimit të dialogut para 8 viteve, pyeteni Thaçin për këtë, të paktën ai kështu mashtronte si gjithëherë popullin e Kosovës, po ju? Shpresojmë që fjala “tavolinë e bisedimeve” të mos jetë një ‘operacion linguistik’ siç do të thoshte ministri i padekretuar i Shqipërisë për punë të jashtme.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se taksa për produktet ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa njohja e shtetit të Kosovës të mos jetë në tavolinë të bisedimeve. Pra, jo si deri më tani kur thoshte se taksa s’hiqet pa na njoftë Serbia, por tash është zbutur ngadalë sikurse me demarkacionin, e po thotë se taksa s’hiqet derisa njohja e shtetit të Kosovës të mos jetë në ‘tavolinë të bisedimeve’.

Edhe Thaçi kështu gënjente popullin kur kishte nisur bisedimet para 8 viteve, duke thënë se njohja është në tavolinën e bisedimeve. Edhe ç’ndodhi për këto 8 vite? Serbia ka hecur shumë para në procesin e eurointegrimeve, ka rimëkëmbur ekonominë e ka forcuar ushtrinë me para të kosovarëve, po e bllokon gjithandej Kosovën, ne kemi ngelur të izoluar, madje as liberalizim të vizave s’kemi, e njohja …(në tavolinë) askund në dukje  A ka mbetur naj burrë që i del zot kësaj toke ore?!

Haradinaj në një konferencë për media nuk komentoi qëndrimin e Serbisë për bojkotimin e dialogut me Kosovën deri në heqjen e taksës, e as qëndrimin e Bashkimit Evropian përkitazi me këtë çështje, por tha se taksa nuk do të hiqet deri sa njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia të mos jetë në tavolinën e bisedimeve.

Kreu i ekzekutivit tha se Kosova është ulur në tavolinën e bisedimeve pa ndonjë kusht, por që nuk kanë dhënë rezultate.

“Ende vazhdojmë të pranojmë trupa të pajetë në kufi të Serbisë…. Asnjë certifikatë s’ju kanë dhënë Kosovës si kanë vdekur këta njerëz. Janë gjet në Bajtanicë, Danub.. qysh kanë përfunduar… Ende s’kemi marrë informata  qysh kanë vdekur ata njerëz, qysh ka ndodhë e le më ndonjë gjykatë. E Kosovës iu ka bërë gjykatë…”, tha Haradinaj.

A duhet lexuar mes rreshtave zbutjen e diskursit të kryeministrit kur u pyet rreth taksës. Ai tha se: “Qëndrimi jem është shumë i qartë… Derisa nuk është njohja në tavolinë…vazhdon”, tha Haradinaj, duke folur për taksën ndaj produkteve serbe. Më parë ishte kategorik duke deklaruar se taksa hiqet në momentin që na njeh Serbia. Kjo fjala “në tavolinë të bisedimeve” nga njohësit e proceseve po konsiderohet si zbutje qëndrimi, apo si strategji dalëse pas presioneve ndërkombëtare, e për t’i hedhur hi syve popullit. Zotëri kryeministër, njohja e Kosovës nga Serbia ishte në tavolinën e bisedimeve që prej fillimit të dialogut para 8 viteve, pyeteni Thaçin për këtë, të paktën ai kështu mashtronte si gjithëherë popullin e Kosovës, po ju?

Haradinaj ka folur edhe për përfshirjen e LDK-së dhe VV në dialogun me Serbinë. “Edhe LDK dhe LVV duhet ta shqyrtojnë rolin e tyre dhe ta fuqizojnë rolin e Kosovës në pozicionin negociues me Serbinë”, u shpreh ai.

Sipas tij, në rrafshin e brendshëm mund të vazhdojë ‘lufta për pushtet’, por siç tha ai politika e jashtme është diçka tjetër.

Ndryshe, Haradinaj nuk ka komentuar as përplasjet në Shqipëri rreth mosdekretimit të Gent Cakajt për ministër të Jashtëm të Shqipërisë.

“Unë e du Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Nuk komentoj çështjen e emërimeve në Shqipëri” ka thënë Haradinaj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë