Meta-Ramës: Mos mendoni se mund të më shantazhoni

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e ka cilësuar si një vendim të turpshëm dhe anti-kushtetues refuzimin e Metës për dekretimin e Gent Cakajt si ministër të jashtëm.

Meta ka reaguar sot në mëngjes me një deklaratë tepër të ashpër ndaj kryeministrit, përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social faceebook.

Edhe pse nuk e përmend me emër, mesazhi i Presidentit Meta, qartazi i referohet Ramës, duke shkruar se ai nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe se nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep presidentit, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!”, ka shkruar presidenti shqptar në faqen e tij në Facebook. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë