Erdogan viziton Beogradin gjatë verës, a do t’i këndojë sërish Daçiqi mikut nga orienti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lavdëruar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare të vendit të tij me Turqinë, duke thënë se ndjehet krenar për marrëdhëniet e mira të këtyre vendeve, raporton Anadolu Agency.

“Jam krenar për marrëdhëniet shumë të mira midis Turqisë dhe Serbisë,” tha Vuçiç dhe vuri në dukje rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, pasi ai tha se duhet të bëhet edhe më shumë.

Vuçiç bëri të ditur se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë muajit qershor do të vizitojë Serbinë.

“Me pa durim pres në qershor që të shoh presidentin turk Erdoğan në Beograd. Vizita është konfirmuar dhe ky është një lajm i mirë për ne”, tha Vuçiq. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë