Aksident i rëndë në qytetin e Gjilanit, një i vdekur e shumë të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur nç qendër të qytetit të Gjilanit pasi kamioni përplaset me disa vetura. Sipas Policisë, një kamion cisternë e ka shkaktuar aksident zinxhiror, duke goditur disa vetura. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se policia është në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetimet.

Konfirmohet se në këtë aksident janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ka shumë persona të lënduar dhe një person ka vdekur.

Edhe Emergjenca në Gjilan ka konfirmuar se një person ka vdekur nga aksidenti që ka ndodhur në Gjilan, derisa 16 persona janë konfirmuar me lëndime trupore.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti të frenave të kamionit.

“3 të lënduar rëndë janë transferuar për Prishtinë, derisa janë mbi 10 të lënduar të cilat po i trajtojmë. Është herët të flitet për gjendjen e tyre” ka thënë shefi i emergjencës në Spitalin e Gjilanit, Enver Murtezi. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë